E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, atentat pranë Malit të Robit, vritet Ervis Tafaruçi

Të tjera rreth shkrimit Foto nga vendngjarja ku u ekzekutua 33-vjeçari I kërkuar për vrasje, në 2011 dogji një makinë KAVAJE- Një 33-vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov pasditen e sotme teksa udhëtonte me makinën e tij tip “Audi” në aksin Durrës-Kavajë, në zonën e Malit të Robit. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima është Ervis Tafaruçi banues pranë Shkëmbit të Kavajës, në Golem.
 
Dyshohet se kanë qenë 4 plumba vdekjeprurës ndaj të riut, ndërsa sipas hetimeve paraprake mendohet se autorët të cilët dyshohet se janë më shumë se 2 persona, ta kenë ndjekur gjithë itinerarin e viktimës.
 
Atentati ndaj Tafaruçit është kryer nga një tjetër makinë, e cila në momentin që është pozicionuar paralel me makinën e viktimës në ecje, një person nga sedilja e pasme ka qëlluar me breshëri ndaj tij.
 
Policia ngre pistën e larjes së hesapeve për shkak të shkuarës me precendentë të 33-vjeçarit, pasi Tafaruçi është akuzuar për djegien e një automjeti në kryeqytet në vitin 2011, ndërsa ka qenë i shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes ndaj një shtetasi maqedonas në vitin 2009.
 
Ndërsa “backgraundi” i tij është i tillë, ende nuk dihet se si ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë duke qenë se aktualisht ishte i lirë.
 
Në pyetje janë marrë një sërë dëshmitarësh që kanë fiksuar ngjarjen, ndërsa policia po punon për prova materiale, për të shkuar drejt autorëve dhe motivit të këtij atentati.

KRIMET PER TE CILAT AKUZOHET TAFARUCI

Në korrik të vitit 2009 Ervis Tafaruçi akuzohet se së bashku me Indrit Shtrazën dhe Ervis Kasën tentuan të vrisnin shtetasin maqedonas, Besnik Kulla.
Më 28 mars 2011, Ervisi atëherë 31 vjeç u arrestua nën akuzën se i vuri flakën  makinës së një studenteje, banuese në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë. Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit të 28 marsit kur automjeti tip “Renault Clio”  mori flakë fare pranë komisariatit nr.2 në kryeqytet. Ai atëherë u arrestuar. Por mesa duket sot gëzonte lirinë, kur u bë pre e një atentati.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›