E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk njohim gjobat e qeverisë ndaj biznesit, do rikthejmë në punë atë që hoqi Saliu

BRADASHESH- Kreu i PS-së Edi Rama ripërsëriti sot qëndrimin e socialistëve , se me ardhjen në pushtet nuk do njohë asnjë gjobë të qeverisë ndaj biznesit, ndërkohë që personat që janë hequr nga puna si pasojë e presionit politik do rikthehen.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Komunës Bradashesh, në Elbasan Rama tha Evropa që propozon kryeministri Berisha është përrall.

“Ne kemi marrë një zotim, këta janë turrur ku të munden duke vënë gjoba, e kanë vijuar me fshatarët, dhe vazhdojnë me bizneset. Ne jemi shumë ë qartë në këtë pikë që nga data 1 mars deri më 23 qershor nuk do njohim asnjë gjobë, si dëshmi e fakti që i bën nder që nuk është meta. Kush hiqet nga puna, deri më 23 qershor ne do e kthejmë të parin në punë. Kush hiqet nga puna se nuk i shkon në miting se nuk i bindet urdhrave të këtyre . Nuk ka shtet dhe përderisa nuk ka shtet nuk na merr seriozisht njeri dhe është gjëja më e kollajshme, ne kemi detyrën që ti japim Shqipërisë fytyrë tjetër. Integrimi është se Evropën ta ndërtojmë këtu Evropa që propozon Saliu është një prrall”, tha Rama.

Elbasan,  Rama: Njerëzit po vdesin nga plehrat. 100 ditët e para të qeverisjes anulojmë importin
Ora 16: 24 Nga Elbasani ku mbajti një konferencë për Mjedisin, kreu i PS-së Edi Rama lëshoi alarmin e rrezikut nga ndotja. Kryesocialisti Rama akuzoi qeverinë, se teksa në Elbasan vdesin njerëz nga ndotja, kryeministri i hap dritën jeshile importit të plehrave. 

“Kryeministri është shfaqur duke propaganduar për një tunel, që sot është një territor nën trysninë e vazhdueshme të një ndotje të patregueshme. Kryetari i Bashkisë tha se 1 në 2 persona vdesin nga ndotjet. Mali i plehrave ngjitur me varrezat e qyteti është dëshmia më rrënqethëse e një vizioni të kujdesit së qeverisë ndaj këtij vendi, një vend që mbytet kudo nëpër plehra dhe për shkak të një vendimi sa absurd dhe kriminal importon plehra nga jashtë”, theksoi Rama. 

Kreu i opozitës duke dhënë arsyet pse qeveria importon plehrat, premtoi se në 100 ditët e para të qeverisë socialiste, do të anulohet vendimi për importin e plehrave. “Është historia e vendeve pa shtet, që nuk qeverisën por sundohen nga kasta të korruptuara, që për shkak të importit të plehrave kthehen në skena tragjedie humanitare. Anulojmë brenda 100 ditëve të para, të importimit të plehrave. Shqipëria nuk do importoje me plehra nga jashtë. Ne do e anulojmë ligjin dhe do të vendosim bllokimin për cdo lloj mbeturine nga jashtë”, theksoi Rama. 

Rama tha se qeveria ka penguar projektet e Bashkisë së Durrësit dhe të Elbasanit për përpunimin e mbeturinave, duke akuzuar kryeministrin Berisha për lidhje përfitimi me krimin. "Ka interesa që lidhen me zyrën e kryeministrit. Lidhjet e qeverisës me fijet kriminale në këtë fushë. Sesi është lidhur qeveria nuk e dimë, a është kryeministri, a janë njerëzit e famshëm pranë tij, kjo pak rëndësi ka", shtoi Rama. 

Lideri i PS-së shpalosi edhe programin e tij për “Një Rilindje Shqiptare” që sipas tij do i japë zgjidhje situatës. Kryesocialisti Edi Rama ka premtuar realizimin e projektit për landfillin e mbetjeve urbane, sapo PS-së të vijë në pushtet.  “Ne do krijojmë mundësinë e zbatimit të projekteve e gatshme të Bashkive. Së dyti mbështetje të drejtpërdrejta nga qeveria. Qoftë me fondet e shtetit, qoftë me përfshirjen e donatorëve në këtë drejtim. Dhe e treta, hapja e rrugës për investimet private me promovim, nxitje dhe mbështetjen. Një gjë është e sigurtë, në majin e vitit t ë ardhshëm në Elbasan nuk do jemi duke diskutuar se si do e realizojmë, por do të nisim projektin për të hequr plehrat. Angazhimi jonë për Shqipëri të pastër. Do vëmë në jetë projektin e Bashkisë së Elbasanit për të hequr atë mal turpi të qeverisë nga varet dhe për të ndërtuar një fushë të përpunimit të plehrave me standarde evropiane. Ne do të ndërtojmë një ladfill të standardeve evropiane dhe qyteti nuk do sulmohet më nga djegia e plehrave ngjitur me varrezat”, tha Rama. 

RRUGËT, RAMA: KEMI MATUR RRUGËT E BERISHËS. JANË 1 400 KM
“Një person i bie gjoksin dhe thotë se kam shtruar rrugë. Unë nuk kam inventar thotë për rrugët që kam shtruar, por shikoni shpenzimet e buxhetit. Kjo do thotë se janë shpenzuar para për të bërë 10 mije e ca km dhe këto nuk janë. Kemi angazhuar një grup ekspertësh për të matur rrugët që kanë shtruar dhe nuk shkon 1 400 km, por shpenzimet janë ende më të mëdha. Rrugët e tyre kushtojnë 5 herë më shumë se në BE”, tha Rama. 

3 LIGJET, RAMA: GATI TI VOTOJMË, POR TË HYNË NË FUQI ME PARLAMENTIN E RI
“Ishit dje në takimin me Saliun, ai ishte jashtë teme tre orë nuk ka problem se ti del me një pyetje. Ka mundësi të votohen ato tre ligje me kushtin që të hyjnë në fuqi pasi të vijojë punën parlamenti i ri. Nëse plotësohet kusht nuk i kemi problem”, ritheksoi Rama. 

KQZ, RAMA: TË RIFORMATOHET ME LIGJIN AKTUAL, “JO” PLOTËSIMIT MEKANIK
“Është e qartë se po prevalon standardi shqiptar, ndërkohë që standardi evropian është të zbatojmë ligjin që e kemi votuar bashkarisht dhe të shkojmë në zgjedhje me standarde evropiane. Ne jemi të gatshëm të riformatojmë KQZ me ligjin aktual elektoral, plotësim mekanik nuk bëjmë”, tha Rama. 

DEBAT ME BERISHËN? RAMA: AI REFUZON UNË JAM GATI
“Besoj që ju jeni mjaftueshmërisht të vëmendshëm si njerëz që punoni në organet e shtypit dhe e dini prej kohësh se unë kam thënë se shqiptarët meritojnë jo një, po shume debate. Deri tani kryeministri ka refuzuar, unë jam i gatshëm në cdo moment për të zhvilluar debatin në cdo moment, në cdo orë, cdo teme dhe cdo gazetar që zgjedh Salui”, iu përgjigj Rama interesit të gazetarëve. 

RAMA NË TWITTER: TAKIM I BUKUR ME QYTETARËT PËR MJEDISIN
Pas takimit elektoral në Elbasan, ku mbajti një konferencë për mjedisin kryesocialisti Rama vlerëson takimin si efektiv për zgjidhjen e problemit  të plehrave.

“Takim i bukur me qytetarë për mjedisin e sidomos për zgjidhjen e problemit katastrofik të plehrave te Elbasanit.#RILINDJE për Elbasanin. E tani në Bradashesh mes varfërisë e entuziazmit me Ilir Bejten e Agim Leken, dy deputete të denjë të Kuvendit dy qytetarë të denjë të vendit”, shkruan Rama.

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Cërrik, Rama: Merrni të votojë edhe një tjetër, që Saliu të mos vjedhë votat PD: Rama nuk e pranon realitetin që jetojnë qytetarët çdo ditë VIDEO: Rama: Njerëzit po vdesin nga plehrat. 100 ditët e para të qeverisjes anulojmë importin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›