Kakavijë, vijnë për Krishtlindje mbi 16 mijë emigrantë
26/12/2008 Merren masat nga kufitarët
KAKAVIJE - Mbi 16 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë hyrë gjatë kremtimit të Krishtlindjes nëpërmjet pikës së kalimit kufitarë të Kakavijës. Burime zyrtare nga ky vendkalimi kufitarë pohuan për gazetën “Metropol” se gjatë 16 orëve të fundit kanë mbërritur në Shqipëri, nga të gjithë qytetet e shtetit fqinjë mbi 16 mijë emigrantë, si dhe rreth 5500 automjete,
Po të njëjtat burime, theksuan se, pavarësisht fluksit të pazakontë në këtij muaj, strukturat e policisë kufitare kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, për të realizuar procedurat standarde të qarkullimit dhe për këtë qëllim janë vënë në funksion gjashtë sportele vetëm në hyrje, ndërkohë dy sportele janë vënë në dispozicion në dalje. Burimet kufitare u shprehen se në ditët e ardhshme numri i udhëtarëve që do të hyjnë në nëpërmjet këtij vendkalimi do të rritet ndjeshëm, sidomos në fundjavë e fundit të vitit 2008. Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë, dy pika vendkalime kufitare, ajo e Kakavijës, që ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe, “Tre Urat”, që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit. Ndërsa, pikat kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në komunën e Pogonit, funksionon vetëm për këmbësorët.