Krizë në bashki, ikën kryepolici i ndërtimores
26/12/2008 Thuhet se shkaku është kërkesa që iu bë Albert Dodës për fundosjen e një firme ndërtimi
DURRES- Drejtori i Policisë së Ndërtimit në Bashkinë e Durrësit ka dorëzuar detyrën pak kohë më parë duke thelluar në këtë mënyrë krizën që ka përfshirë këtë institucion. Albert Doda, ka dhënë dorëheqjen duke deklaruar se nuk do të kthehet më në këtë detyrë.
Dorëheqja
Ai nuk mundi ta mbante këtë post më shumë se 13 muaj edhe pse ishte cilësuar si ndër njohësit e mirë të situatës në Bashkinë e Durrësit lidhur me problematikat e shumta të ndërtimeve të paligjshme. Edhe në këtë rast inxhinieri i njohur është zgjedhur nga vet Dako pa marrë në konsideratë mendimin e strukturave politike lokale. Lajmi për dorëheqjen e Dodës nuk është bërë publik dhe kjo linjë tashmë është më se e njohur për zhvillimet në bashkinë e qytetit bregdetar. Burime të sigurta thonë se sherri ka nisur lidhur me mosmarrëveshjen mes Dodës dhe kryetarit të bashkisë së Durrësit. Policisë ndërtimore i është kërkuar të “fundosë” aktivitetin e një biznesmeni që ka një kompani ndërtimi në Durrës. Arsyet nuk janë bërë të ditura, por shtytja ka ardhur nga konkurrentë që kanë dashur të “heqin qafe” ortakun dhe për këtë arsye Policisë Ndërtimore i janë afruar edhe disa materiale. Sipas pohimeve që pretendojnë se janë të sigurta thuhet se, ky subjekt kishte nisur të investojë duke mos pasur të gjithë dosjen të kopsitur dhe kjo i ka mjaftuar të interesuarve t’i kërkojë Dodës ta ndëshkojë. Fillimisht kreu i Policisë Ndërtimore nuk ka qenë kundra dhe e ka gjobitur pronarin e subjektit, ndërsa më pas ai është tërhequr deri në shmangie nga detyra pikërisht në kohën që është kërkuar ta falimentojë si firmë ndërtimi.
“Pazaret”
Sipas disa burimeve në konfidencë, thuhet se Dodës i është kërkuar që biznesmenit të ndërtimit t’i gatuhet dosja për në Prokurori, gjë që është refuzuar nga kreu i Policisë Ndërtimore. Kjo ka mjaftuar për të shtyrë kryetarin e Policisë së Ndërtimit të japë dorëheqje dhe të tërhiqet në aktivitetin e tij privat. Fill pasi Doda i ka lënë kryetarit të Bashkisë çelësat e zyrës, ai ka nisur aktivitetin e tij privat. Burimet thonë se inxhinieri ka disa javë që qëndron në Shkodër ngase atje ka fituar tenderin e ndërtimit të shkollës së re “Pjetër Mëshkalla”. Në krye të kësaj Policie Ndërtimore ka ardhur Artan Zaimi, i cili në kohën e mandatit të qeverisjes socialiste ka qenë drejtori i shoqërisë anonime të ujësjellës-kanalizimeve në Durrës. Mosmarrëveshjet e një pjesë të stafit drejtues të disa departamenteve në këtë bashki kanë provokuar ditë të vështira për kryetarin Vangush Dako, i cili në asnjë rast nuk është shprehur lidhur me arsyet e vërteta që kanë shtyrë një pjesë të stafit, të zgjedhur nga ai vet për të braktisur detyrën. Por Dako duket se ka shumë probleme ngase ai ende nuk ka vendosur se ç’do të bëjë me nënkryetarin A. Çela, për të cilin ka zëra që thonë se Dako e ka piketuar ta zëvendësojë sa më parë.
Stafi i bashkisë
Të larguar nga Dako...
DURRES- Para kreut të Policisë Ndërtimore ka lënë funksionin e përgjegjësit të departamentit të urbanistikës, Petraq Kote, një nga të preferuarit e biznesmenit Dako që tashmë gëzon mandatin e kryetarit të bashkisë. Pas tij inxhinieri Sokol Kokomani, një nga inxhinierët më të mirë elektronik, ish-nënkryetar i bashkisë dhe kandidat për deputet në Durrës në listën e PS-së në zgjedhjet e vitit 2005 ka braktisur përfundimisht profesionin duke vendosur të merret me sportin. Kokomani është emëruar shefi i klubit shumësportësh dhe një shmangie e tillë është justifikuar me faktin se në vendin e ri të punës inxhinieri paguhet më mirë. Por burime të brendshme nga bashkia kanë thënë se Kokomani është larguar për arsye të kontradiktave të brendshme në bashki, të cilat edhe pse nuk kanë dalë në sipërfaqe nuk ka qenë e vështirë të kuptohen.