E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë,praga të kërkuarit për vrasje

Një person i kërkuar për vrasje u ndalua nga policia e Gjirokastrës ndërsa po tentonte kalimin e kufirit në Kakavijë.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë të cilat thanë se është arrestuar shtetasi Vilson Veizi i cili rezulton i dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes.
Arrestimi është bërë në pikën e kalimit kufitar Kakavijë gjatë kontrollit të dokumenteve.
Sipas policisë, i kërkuari ishte pajisur me pasaportë biometrike në të cilën kishte edhe një vizë greke. është e paqartë sesi ky person ka përfituar dokumentin biometrik ndërkohë që ishte shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes.
Sipas buletinit informues të policisë së Gjirokastrës, shtetasi i arrestuar ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Durrësit me 20 vjet burg.
Vendimi ishte shpallur në datën 21 prill 2010 nga Gjykata e Shkallës së Parë në qytetin bregdetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›