E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF “kryqëzon” Bariçin, projektohen ndëshkime lojtarësh

"Humbjet e thella në dy ndeshjet e fundit erdhën si pasojë e entuziasmit dhe euforisë së tepërt, dhe të një mosimpenjimi maksimal të skuadrës në përgatitje të ndeshjes me Bjellorusinë dhe të mungesës në bankinë të trajnerit Oto Baric". Ky është konkluzioni i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, pas analizës gati katër orëshe të zhvilluar ditën e mërkurë. Përfundim që të bën të mendohesh jo pak, kur disa ditë më parë akuzat e kryeminisrit për shitje të ndeshjes së humbur me Bjellorusinë në kryeqytetin shqiptar bënë xhiron e botës.
IMAZHI I PRISHUR - 11 anëtarët e organit të lartë ekzekutiv të futbollit shqiptar, nën drejtimin e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në mbledhjen e gjatë analizuan rezultatet dy ndeshjeve të humbura në mënyrë të turpshme me Bjellorusinë (2-4) në Tiranë dhe me Rumaninë (6-1) në Bukuresht, nga rezultati pozitiv, të paktën me skaudrën bjelloruse të Shtanges e Hlebit me shokë, do të vendosej jo vetëm fati i vendit të katërt në grup, por dhe arritja historike në vazon e katërt të shortit të Botërorit 2010. "Rezultatet e ndshjeve të fundit ndaj Bjellorusisë dhe Rrumanisë përmbysën të gjitha rezultatet pozitive të arritura me shumë mund në këtë edicion të EURO 2008 duke prishur imazhin e mirë të krijuar në këtë kompeticion" – thuhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv.
EUFORI E TEPËRT - "Pas relacionit të stafit teknik të ekipit kombëtar, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se arriti në përfundimin se humbjet e thella në dy ndeshjet e fundit erdhen si pasojë e entuziasmit dhe euforisë së tepërt, dhe të një mosimpenjimi maksimal të skuadrës në përgatitje të ndeshjes me Bjellorusinë dhe të mungesës në bankinë të trajnerit Oto Baric", - vazhdojnë konkluzionet e KE-së, që ka gjetur dhe arsyet. "Nga relacioni u vu në pah një mungesë impenjimi dhe serioziteti i skuadrës në seancat stërvitore cka solli dhe dështimin në ndeshjen me Bjellorusinë", - zbulon edhe defektin kryesor KE-ja të dështimit me skuadrën ndaj së cilës barazuam 2-2 në Minsk.
FAJI I BARICIT - "Komiteti Ekzekutiv pas diskutimeve për këtë relacion ka shprehur kritika edhe ne drejtim te stafit teknik (Baric, Kovacic, Duro) të skuadrës që duke vëzhguar nga afër gjendjen e lojtarëve nuk mori masa për të parandaluar që faktorët e sipërpërmendur të conin në rezultate negative. Gjithashtu KE i FSHF-së do t'i kërkojë stafit te ri teknik të ekipit kombëtar që pas cdo ndeshje të bëhet një analizë e thellë me lojtarët me qëllim evitimin e situatave qe sollen dy humbjet e thella", - thuhet në vendim, ndërkohë që ccuria e ekipit kombëtar në eleminatoret e EURO 2008 është vlerësuar mjaft pozitive nga ana e Komitetit Ekzekutiv.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›