Kalatë e Tiranës, fluks turistësh, investime në rrugë
Njëmbëdhjetë kalatë e qarkut të Tiranës në muajin gusht po tërheqin turistët dhe plazhistët e kthyer në fundjavë.
Aktualisht po investohet përmes fondit shqiptar të zhvillimit, bankës së Këshillit të Evropës dhe Ministrisë së Kulturës e Turizmit në infrastrukturën rrugore për t'u ngjitur në më pak se 20 minuta me makinë në secilën prej kalave dhe për të shijuar pamjen nga lart të kryeqytetit në natyrë dhe ajër të pastër.
Rruga prej 3 kilometrash për në kalanë e Prezës në veriperëndim të Tiranës punimet e të cilës kanë nisur në mars dhe pritet të përfundojnë në nëntor.
Inxhinieri Arben Sulkurti shprehet se në punën e pandërprerë po instalohen kanalizimet pasi janë mbaruar muret anësore me punime artistike guri.
Komuna e Prezës një vendbanim i hershëm plot histori është tejet e pasur në ujëra dhe burime natyrore.
Ndërsa kalaja e periudhës së Skënderbeut qëndron si stoli në majë të kodrës dhe cdokush nga vizitorët që argëtohen në fundjavë mund të shohin në pikën e vrojtimit me dylbi mbarë peisazhin e vecantë përreth.
Rindërtimi i plotë i rrugës së Prezës në vlerën e 1,6 milionë eurove pritet të sjellë veç vizitorëve nga diplomatët e huaj dhe kryeqytetasit, miq nga mbarë bota dhe rajoni në sezonin veror të turizmit kulturor.