E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalendari ligjet me 84 vota peng i opozites

Ligjet me 84 vota perseri mbeten si pike shtese ne kalendarin e punimeve te Kuvendit te Shqiperise. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka mbledhur dje Konferencen e Kryetareve per te njoftuar futjen ne rendin e dites se sotme te seances parlamentare dekretin e Presidentit per emerimin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Nderkohe qe eshte miratuar edhe kalendari i punimeve 3-javore. Ne te nuk ka nje date te sakte per miratimin e ligjeve me 84 vota te cilat jane lene perseri si nje pike shtese. Nderkohe qe pjese e diskutimit ne komisione per kete trejavor do te jete ligji per financimin e partive si dhe ligji per buxhetin faktik. Ligji per financimin e partive parashikon heqjen e selive te atyre subjekteve politike qe nuk perfaqesohen ne Kuvend. Ai parashikon gjithashtu se partite politike duhet te deklarojne qe sot e tutje jo vetem numrin e plote te anetareve themelues por edhe te dhenat baze per ta. Nderkohe qe shfuqizohet ajo pjese e ligjit qe parashikonte se shteti ndihmon materialisht partite politike ne kohen e krijimit te tyre. Ndihma jepet menjehere pas regjistrimit dhe eshte 100 000 leke. Lidhur me buxhetin faktik kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci ka kerkuar qe ai te diskutohet ne te gjitha komisionet parlamentare. Ai ka shtuar gjithashtu qe edhe nje sere marreveshjesh apo projektligjesh te kalojne edhe ne Komisionin e Integrimit apo Komisionin e Sigurise cka nuk eshte bere deri tani per disa drafte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›