E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ndalon shapkat me gisht ne Kuvend

do gazetar qe hyn ne Kuvendin e Shqiperise duhet te kete nje veshje serioze. Nuk lejohet minifundi dekolteja por tashme jo me as shapkat. Kryeparlamentarja kalon keshtu ne nje hap me tej edhe se Kryeministria lidhur me veshjen e gazetareve qe ndjekin punimet e komisioneve parlamentare apo dhe te seancave plenare. Prej kohesh Garda e Republikes qe sherben ne Kuvend kthen mbrapsht gazetaret qe jane me minifunde apo dekolte. Por kete here shtohet edhe nje kriter i ri ne liste per te rritur seriozitetin jo vetem te punonjesve te Kuvendit por edhe te gazetareve qe e mbulojne ate. Ky rregull shtese ka nisur zbatimin edhe pse ende nuk ka nje njoftim zyrtar per kete gje. Ne maj te ketij viti kerkesa per seriozitet ne veshjen e gazetareve u vu ne zbatim edhe ne Kryeministri. Kryeministri Sali Berisha ka urdheruar qe serioziteti ne pune te pasohet me po aq seriozitet edhe ne veshje. Kreu i qeverise ka kerkuar edhe mirekuptimin e gazetareve qe mbulojne kete institucion per nje veshje sa me serioze ne momentet qe ndjekin veprimtarite e qeverise. Permes nje njoftimi per shtyp Kryeministria u eshte drejtohet gazetareve te atashuar prane saj Ne respekt te protokollit te institucionit shteteror duke besuar ne mirekuptimin tuaj kerkohet qe veshja e gazetareve/operatoreve dhe fotoreportereve qe mbulojne aktivitetet brenda institucionit te Kryeministrise te jete ne parametrat zyrtare operatoret mund te kene bluzat uniforme me stampen e televizionit ku punojne. Kjo kerkese nenkupton ne menyre te qarte ndalimin e minifundeve dhe dekolteve te njerezve te shtypit te atashuar prane Kryeministrise per te ndjekur veprimtarite e ketij institucioni - thuhej ne njoftimin e Kryeministrise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›