E Diel, 1 Nëntor 2026

PD Aliolli Kullat 30-kateshe Rama rrit 20-perqindeshin

Partia Demokratike akuzon kryetarin e Partise Socialiste njekohesisht kryebashkiak i Tiranes Edi Rama se po tenton tu mbylle gojen mediave per te mos lejuar daljen ne drite te abuzimeve te medha te bera prej tij. Kryestrumbullari i korrupsionit ne Shqiperi dhe ne Ballkan po perpelitet per tu mbyllur gojen mediave per gjoben 20 per qind qe ai merr prej kohesh. Lartesimi i kullave ne 35 kate per te rritur 20-perqindeshin eshte fakt i publikuar ne media permes planit te ndertimit te firmosur nga vete Mr. 20 per qind - deklaroi dje deputetja demokrate Ledian Aliolli. Ajo shtoi se denoncimi i investitoreve per gjobat qe Lepri i Rames merrte ne kembim te planit te ndertimit tek diga ka tronditur kryetarin e bllokmeneve te rinj. Publikimi i kontrates ku 20 per qind i shkonte direkt ne emrin e z. Dritan Avllija ose Tan Lepri eshte fakt i pakundershtueshem eshte prove qe se luan as topi. Nderkohe vetedeklarimi i pasurise ku me firmen e tij deklaron se eshte i pastrehe e nxjerr lakuriq Edvinin dhe Leprin e tij - deklaroi ligjvenesja demokrate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›