E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalendari nisme engime per plotesim institucionesh

Misteri Ne fund te sesionit parashikohet votimi qe kerkon 3/5-at

Kuvendi ka miratuar kalendarin e punimeve per javen e fundit te ketij sesioni plenar. Ne kalendarin e punimeve eshte perfshire shqyrtimi dhe miratimi i paketes fiskale i ndryshuar se fundmi nga ana e qeverise. Ne kalendarin e punimeve qe perfshin 18 korrik deri me 21 korrik eshte vendosur nje pike e posacme per shqyrtimin e vendeve vakante ne institucione. Ne kalendar nuk eshte percaktuar se per cilat institucione behet fjale por aktualisht nuk eshte zgjedhur ende Avokati i Popullit dhe disa anetare te KKRT-se. Per zgjedhjen e Ombusmanit shqiptar kerkohet nje shumice e cilesuar e votave. Kuvendit i duhen patjeter votat e opozites per te miratuar nje nisme te tille. Ndersa theksohet se nisma behet ne baze te nenit 111 te Rregullores. Kandidaturat per ne organet kushtetuese ose te krijuara me ligj te cilat zgjidhen nga Kuvendi me perjashtim te rasteve kur nuk eshte parashikuar ndryshe ne Kushtetute ose ne ligj duhet te paraqiten me shkrim nga jo me pak se 28 deputete dhe te permbajne nje Curriculum Vitae te kandidatit dhe pelqimin e tij per kandidimin. Kandidaturat duhet te propozohen 45 deri ne 30 dite perpara mbarimit te mandatit te anetarit te organit dhe jo me vone se 10 dite pas shkarkimit te anetarit te organit kushtetues apo te krijuar me ligj. Me paraqitjen e kandidaturave kryetari i Kuvendit ia kalon ato menjehere komisionit perkates i cili vendos nese kandidaturat i plotesojne kushtet ligjore brenda tri javeve nga marrja e kerkeses - thuhet ne nenin 111 te Rregullores.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›