E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkitekti Bregu Ndertesa e Piramides duhet te shpetohej

Eksperti Flet nje nga projektuesit Kostoja aktuale shume e madhe

Nje nga tre arkitektet e ndertimit te Piramides Vladimir Bregu shpreh habine qe kjo ndertese eshte denuar me vdekje duke u shnderruar ne nje ceshtje te madhe politike. Nuk arrij ta kuptoj. Nuk mund te besoj qe ne kohet e sotme do prishet nje objekt qe ka pasur nje djerse dhe vlere te madhe historike monetare etj. shte nje nga ndertimet me te arritura te Shqiperise. Edhe po te prishet historia do ngelet. Ndoshta prishja do ta beje legjende - deklaron Bregu. Per arkitektin Bregu ekzistojne te gjitha mundesite e nje rikonstruksioni te Piramides per te cilen ai ka projektuar disa variante qe askush nuk ka pranuar ti shikoje dhe jo me ti marre ne konsiderate. Ai objekt mund te kishte shume zgjidhje. Kam qene projektues ne parlamentin e pare dhe kur kemi shkuar me arkitekte gjermane tek Piramida ata kane thene perse te mos ndertohet Parlamenti ketu sepse kjo ndertese e ka simboliken te vecante. Ne kemi skicuar shume gjera por skemi si ti tregojme. Ajo mund te jete nje godine parlamentare pa e prekur fare - nenvizon Bregu. Ndersa koston e ndertimit te godines se Parlamentit te ri arkitekti Bregu e shikon si pese here me te shtrenjte nga kostoja e projekteve te paraqitura ne konkursin e pare nga kompanite garuese. Te projekti i pare kemi qene ne projektim tek nje nga studiot fituese dhe na u kerkua te mos kalonte 20 milione euro. Kur pashe kete objekt ku panelet e metalit dhe xhamave kerkonin shpenzime te trefishta jam cuditur. Kostoja ka shkuar 120 milione euro - shprehet Bregu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›