Kalendari
Teatri Kombëtar
Në orën 19.00 në sallën "Kadri Roshi" vijon të shfaqet komedia muzikore "Franku V". Një vepër e Fridrih Dyrenmatit, me regji të Arben Kumbaros dhe pjesëmarrjen e 17 aktorëve.
Në sallën e vogël, në orën 19.00 shfaqet drama "Origjinë e dyshimtë". Një vepër mbi emigracionin, mbështetur nga Ambasada Austriake, ku interpretojnë Klaus Seeëald
Martin Welton.
Akademia e Arteve
Sot dhe nesër në sallën e madhe të Akademisë së Arteve zhvillohet edicioni i 46-të i Festivalit Mbarëkombëtar për fëmijë.
Në orën 19.00, në sallën Black Box shfaqet drama "Shërbëtoret" e dramaurgut francez Jean Genet, me regji të Kiço Londos. Interpretojnë Valbona Imami, Loredana Gjeçi dhe Adelina Muçaj.
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
Në orën 19.00 shfaqet opera e Giuseppe Verdit "Trovatore". Interpretojnë Agim Hushi, Shpresa Spaho, Ylber Gjini, etj.
Galeria Kombëtare e Arteve
Në sallën kryesore janë ekspozuar mbi 40 vepra të autorëve italianë "Shkolla Romane - Artistët në Romë mes dy Luftërash"
Në sallën e vogël Muzeu i Kulturës Bizantine Selanik dhe Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë ka hapur një ekspozitë ikonash.
Kinema Millenium
Po shfaqet në Kinema Millenium filmi 113 minutësh, "Golden Compass" me regji të Chriss Weitz. Interpretojnë Nicole Kidman, Daniel Craig, Dakot Blue Richards, Ben Walker, Eva Green, etj.
Amfiteatri Calvin
Bateristi legjendar i grupit "Deep Purple", Ian Paice jep një koncert live bashkë me "Matt Filippini band". Koncerti nis në orën 20.00. Bileta kushton 1 mijë lekë.