E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Pensionet, të rritet mosha për burrat dhe gratë

 

Rritja e moshës së daljes në pension do të shpëtonte skemën nga falimentimi

 

Skema e pensioneve në krizë, ulja e kontributeve, strategjia për rritjen e të ardhurave

Sistemi nuk ofron nxitje për të marrë pjesë, pensioni maksimal është vetëm 2 herë më i madh se pensioni minimal, ndërsa paga maksimale është 5 herë më e lartë se paga minimale. Një fakt i tillë tregon se një kontribuues që paguan sigurime maksimale merr një pension sa gjysma e atij që meriton.

Fondet e grumbulluara në këtë skemë nuk investohen siç operohet në çdo sistem pensionesh në botë, por kontribuuesit aktualë paguajnë për pensionistët aktualë. Pra, një lidhje krejt kontradiktore, që sjell gjithë dështimin e kësaj skeme që favorizohet nga të ardhura të pakta kontributesh edhe për numrin e madh të popullsisë që jeton në fshat.

 

Rritje sërish e moshës së pensioneve për burrat dhe gratë në Shqipëri. Kjo është ajo çka Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon për të nxjerrë sistemin shqiptar të pensioneve nga kriza që tashmë e ka mbërthyer. Mosha aktuale e daljes në pension për gratë është 60 vjeç, ndërsa për burrat 65 vjeç. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kërkojnë që të ndryshohet sa më shpejt administrimi i kësaj skeme që mbetet i dështuar në thelb. Por megjithëse janë bërë disa hapa në këtë drejtim, skemat alternative mbeten në fazën foshnjore. Nga ana tjetër, sipas projekteve që Fondi dhe Banka kanë në diskutim, jashtë skemës së re të pensioneve, që pritet të sjellë edhe ndryshimin, do të mbeten kategoritë që kanë një periudhë të gjatë që kontribuojnë në skemën aktuale. Skema aktuale e pensioneve nuk jep një lidhje midis asaj që paguan gjatë kohës së punës dhe asaj që merr në kohën e pensionit. Nga ana tjetër, fondet e grumbulluara në këtë skemë nuk investohen siç operohet në çdo sistem pensionesh në botë, por kontribuuesit aktualë paguajnë për pensionistët aktualë. Pra, një lidhje krejt kontradiktore, që sjell gjithë dështimin e kësaj skeme që favorizohet nga të ardhura të pakta kontributesh edhe për numrin e madh të popullsisë që jeton në fshat.

40% e të moshuarve rrezikojnë pensionin

Sipas studimeve të bëra nga ana e Bankës Botërore, sistemi aktual i pensioneve në vend është jo eficient dhe ai rrezikon që të rrënojë gjithë skemën e pensioneve nëse nuk ndërrohet. Sistemi aktual i pensioneve garanton një mbulesë të pamjaftueshme të të moshuarve në periudhën afatgjatë, ku 40 për qind e të moshuarve në të ardhmen nuk do të kenë mundësi të përfitojnë nga sistemi i pensionit. Nga ana tjetër, sistemi nuk ofron nxitje për të marrë pjesë, pensioni maksimal është vetëm 2 herë më i madh se pensioni minimal, ndërsa paga maksimale është 5 herë më e lartë se paga minimale. Një fakt i tillë tregon se një kontribuues që paguan sigurime maksimale merr një pension sa gjysma e atij që meriton. Nga ana tjetër, skema aktuale e pensioneve ka mbifavorizuar të punësuarit në sektorin rural dhe pensionistët. Kjo ka ardhur pasi vetë këto shtresa mbeten të ndikuara në mënyrë të fortë nga ndryshimet e vogla në të ardhura, dhe në këto kushte rritjet e pensioneve janë përdorur politikisht në vite. Në studimin e saj për pensionet në Shqipëri, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë rekomanduar një sistem pensionesh me katër kolona. I pari, shpesh njihet si shtylla zero, që do të thotë njëfarë mbështetjeje për të moshuarit pavarësisht nga sa kanë kontribuar, ose vetëm për ata që janë të varfër, ose për të gjithë të moshuarit. Pastaj rekomandon shtyllën e parë, që është një pension i detyrueshëm, i administruar publikisht, tipikisht një përfitim i përcaktuar. Shtylla e dytë, është një kontribut pensioni, i detyrueshëm, i menaxhuar privatisht dhe, shtylla e tretë, është kontributi vullnetar. Shumica e vendeve të botës, nuk i ka të gjitha këto shtylla të ndryshme. Ndërsa forma predominante e pensionit në botë ka të bëjnë me një sistem përfitimi të detyrueshëm, të menaxhuar publikisht për së paku një numër të caktuar të popullsisë, një numër vendesh me të ardhura të larta nuk e përfshijnë këtë komponent. Këtu përfshihen Australia, Islanda, Irlanda, Meksika, Holanda dhe Zelanda e Re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›