NATO- Maqedonia të zgjidhë çështjen e emrit deri në korrik.
Deri në Korrik. Kaq është afati që i ka lënë NATO Maqedonisë për të zgjidhur çështjen e emrit. Sipas gazetës "Utrinski Vesnik", Aleanca ka tërhequr vërejtjen për gjetjen e zgjidhjes së emrit mes Shkupit dhe Athinës, pas një takimi ku filluan përgatitjet për procedurën e pranimit të Shqipërisë në NATO. Zëdhënsëi i Aleancës Xhejms Apaturaj deklaroi se Shqipëria dhe Kroacia duhet të vazhdojnë me realizimin e planeve aksionale për anëtarësim, ndërsa e njejta procedurë vlen dhe për Maqedoninë.