E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni- Deputetët shpërndajnë paralmentin, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Deputetet e Kuvendit të Maqedonisë kanë votuar me shumicë votash pro shpërndarjes së parlamentit duke e çuar kështu vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Kështu shteti maqedons do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për herë të parë në historinë e vet. Plot 70 deputetë nga 120 që janë gjithsej kanë dhënë vota pro shpërndarjes, ndërkohë që 50 anëtarë të opozitës kanë bojkotuar seancën parlamentare. Konflikti me Greqinë për shkak të emrit ka qenë arsyeja e krizës politike që solli dhe këtë vendim ndër deputetët maqedonas. Ky sherr solli edhe refuzimin e ftesës së NATO-s për Maqedoninë në samitin e një jave më parë në Rumani. Mandati i qeverisë së Nikolla Gruevski duhej të mbaronte më 2010. Sipas kushtetutës maqedonase, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve, ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në 8 qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›