E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçovë Lirohen atë e bir të marrë peng dje.

 

Atë e bir të marrë mbrëmë peng në qytetin e Kuçovës kanë mundur të lirohen sot nga uniformat blu të këtij qyteti. Pas katër orë kërkimi policia ka vënë në pranga pengmarrësit Xhevit Nuku 51 vjeç dhe Flarian Nuku 20 vjeç si autorë të ngjarjes. Kapja e tyre është bërë në rrethinat e Beratit, ku mbaheshin peng Kristaq Jorgji dhe djali i tij Arenci.Këto të fundit u morën peng dje rreth orës 8 e 30 të pasdites. Shkak thuhet të ketë qenë një lidhje e mëparshme e Arencit me me vajzën e pengmarrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›