28 Nëntori, Thaci telegram urimi për shqiptarët
Kryeministri kosovar uron të gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin, ditën e Flamurit. Nëpërmjet një telegram urimi kryeministri Thaci thekson rrugën e përbashkët të dy shteteve shqiptare drejt integrimit euroatlantik.
PRISHTINE- Kryeministri kosovar nëpërmjet një telegrami uron shqiptarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit “Krenohemi me të arriturat e përbashkëta në rrugë drejt integrimit euroatlantik. 28 Nëntori 2008, Kosovën e gjen shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Kjo datë është e rëndësishme për historinë e Kosovës. Është datë e daljes publike të UÇK-së dhe ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jashari”, thuhet mes tjerash në telegramin e urimit të kryeministrit Hashim Thaçi.
“28 Nëntori është i rëndësishëm për historinë e Kosovës. Është datë e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jashari.
Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, gjithë bashkëkombësit tanë krenohen me të arriturat e përbashkëta në rrugë drejt integrimit në institucionet euroatlantike,” thuhet në telegramin që kryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar drejtuesve të shtetit shqiptar.
(s.g/rtk/ BalkanWeb)