Kalifornia në flakë, evakuohen 2 mijë banorë të Santa Kruzit
Megjithë përpjekjet e zjarrëfikësve, zjarret ende vazhdojnë të përhapen pranë qytetit të vogël të Santa Kruzit në Kaliforni, duke krijuar re të bardha tymi në qiell dhe zjarrëfikësit ende po vazhdojnë përpjekjet për të përmbajtur flakët. Rreth 7000 akra janë djegur në malet e thata bregdetare që kur zjarri filloi të mërkurën e 12 gushtit. "Ekziston një nxehtësi e madhe në male, lagështi e ulët, shumë thatësirë dhe gjithashtu atje ka një një erë me shpejtësi 30 kilometra në orë. Kështu që kjo është ajo që e bën të rrezikshme dhe të përhapet shpejtë", tha Guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger në një konferencë për shtyp.
Më shumë se 2 mijë njerëz janë detyruar të largohen, duke zbrazur kantinat e verës dhe shtëpitë e thjeshta. "Ne e dimë se kemi një mot më të nxehtë dhe me erë që po afron, kështu që jemi duke shqyrtuar komunitetet bregdetare sërish dh pikërisht këtu janë duke u përqëndruar përpjekjet tona sot, për të mbajtur zjarret larg autostradës dhe komuniteteve përgjatë asaj zone.
Zjarret në Kaliforni kanë më shumë gjasa të ndodhin gjatë motit të ngrohtë dhe të thatë dhe krijojnë shqetësime gjatë gjithë vitit në 'shtetin e artë'.