E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalim vetëm me zinxhirë në Qafë-Thanë dhe Qafë-Kërrabë

Dy pikat më problematike të lëvizjes së automjeteve në territorin e Qarkut të Elbasanit dje kanë rezultuar të kalueshme, por me vështirësi. Gjatë natës së të hënës, reshjet e borës kanë bllokuar totalisht qarkullimin e mjeteve të tonazheve të ndryshme. Sipas informacioneve të Policisë Rrugore të Elbasanit, segmentet rrugore që lidhen me Qafë-Thanën dhe Qafë-Kërrabën kanë qenë të pakalueshme deri në orën 03:00 të mëngjesit të djeshëm, ndërsa më tej situata është normalizuar dhe kalimi bëhet me zinxhirë. Ndërkohë, drejtori i Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale, Ahmet Ashiku, njofton për zona ku ka rrëshqitje gurësh, ku janë përqendruar edhe punonjësit e kësaj ndërmarrjeje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›