Temperaturat nën 0 gradë, shtohen virozat e stinës
Temperaturat nën 0 gradë Celsius kanë shtuar pacientët e vegjël në spitale. Brenda 24 orëve, në pediatrinë e specialiteteve janë paraqitur rreth 100 fëmijë me probleme, me temperaturë të lartë, shqetësime në frymëmarrje apo probleme të fytit dhe bajameve.
Luhatjet e temperaturave, si dhe ftohja e menjëhershme e motit është faktori kryesor që krijon probleme shëndetësore te fëmijët e vegjël nga 0 deri në 12 vjeç. Ndërsa moti ka vazhduar të ftohet nga dita në ditë, mjekët pediatër presin dhe një rritje të fluksit të pacientëve në shërbimin e pediatrisë. Ndryshimi i presionit atmosferik ka ndikuar në shfaqjen e sëmundjeve të lehta stinore në rrugët e frymëmarrjes, duke dhënë shenja si ftohje, kollë, grip dhe alergji. Ndryshimi i temperaturave dhe niveli i lagështisë në ajër, ndikon në përkeqësimin e shëndetit të të vegjëlve. Për trajtimin e virozave mjekët këshillojnë përdorimin e lëngjeve të ngrohta dhe qëndrimin në ambiente me temperaturë normale, ndërsa për kurimin e alergjive duhen shmangur daljet në ambientet e jashtme, në orët e para të mëngjesit dhe ato të mbrëmjes. Ndërkaq, temperaturat dje kanë arritur deri në -1 gradë Celsius. Temperatura të tilla janë regjistruar në qytetin e Korçës dhe të Peshkopisë. Por edhe në Tiranë, dje, në orët e para të mëngjesit, kanë rënë reshje në formën e borës, por pa zgjatur shumë. Ngricat dhe i ftohti do të vazhdojnë edhe sot, ndërsa nesër pritet një përmirësim i motit dhe ngritje të temperaturave me 2-3 gradë Celsius. Vendi ynë do të ndikohet nga vlera të ulëta të presionit atmosferik. Masat ajrore që qarkullojnë janë të paqëndrueshme, të ftohta dhe të lagëta. Moti parashikohet të jetë me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu, ku në verilindje të vendit do të kemi reshje në formë bore. Era do të fryjë me shpejtësi 2-12 metra në sekondë në drejtimin jugperëndim-veriperëndim. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 2-12 ballë.