Rikthehet dimri, izolon Veriun
Reshjet e shiut dhe të borës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugët nacionale të vendit. Më problematike paraqitet situata në Veri të vendit. Gjatë ditës së djeshme, si rezultat i këtyre reshjeve, ka pasur shembje dhe rrëshqitje pothuaj në të gjitha akset e Qarkut të Kukësit, i cili paraqitet edhe më problematiku nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, pranë Ministrisë së Transporteve. Ndërkohë, situatë e rënduar është edhe në Qarkun e Shkodrës dhe atë të Dibrës. Dherat kanë bllokuar një nga akset më të vështira, atë Fushë Arrëz-Qafë Mali-Fierzë. Por jo vetëm Veriu i vendit ka qenë dje vështirësisht i depërtueshëm. Në Shqipërinë e Mesme, në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, rruga ka qenë e pakalueshme për disa orë. Drejtoria e Rrugëve u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes në kilometrin 29 pranë Kërrabës.
Dje ka qenë totalisht e bllokuar rruga që lidh Kukësin me Krumën si pasojë e shembjes së dherave. Po kështu, edhe aksi Bajram Curri-Fierzë nuk ka funksionuar dje nga bora dhe dherat e rëna gjatë natës së mëparshme. Për pasojë, trafiku i makinave ka mbetur i bllokuar për orë të tëra, duke lënë në këtë gjendje edhe udhëtarët me këtë itinerar. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve njoftoi dje se në Qarkun e Kukësit ka pasur reshje shiu dhe bore, shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura të ulëta. Si rezultat i këtyre reshjeve ka pasur shembje dhe rrëshqitje pothuaj në të gjitha akset si Kukës-Krumë, Bajram Curri-Fierzë. Rrugët e bllokuara nga bora janë pastruar duke punuar me borëpastruese gjithë natën. Ka pasur po ashtu rrëshqitje inertesh dhe dherash në disa akse, por nuk ka problem me qarkullimin e mjeteve.
Në të gjithë territorin e vendit, prej ditës së djeshme kanë vijuar reshjet e borës dhe shiut. Në Qarkun e Tiranës ka reshje shiu dhe në Kërrabë ka pasur reshje bore, por rruga është e lirë për kalimin e mjeteve me zinxhirë. Drejtoria e Rrugëve në Tiranë dhe ajo e Elbasanit kanë kontaktuar me Policinë Rrugore për të kontrolluar dhe normalizuar lëvizjen e mjeteve. Në km e 29-të, aktualisht qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë. Shumë problematike është situata në Qarkun e Shkodrës dhe përkatësisht në zonën e Pukës. Në aksin rrugor Fushë Arrëz-Qafë Mali-Fierzë, në vendin e quajtur Ars Miliska ka rrëshqitje të trupit të rrugës në një gjatësi rreth 30 m/linear. Nga ana e firmës kontraktore janë dërguar tri fadroma që po punojnë për të bërë të mundur qarkullimin në drejtim të Fierzës.
Ndërsa në Qarkun e Dibrës mësojmë nga Drejtoria e Rrugëve se ka pasur dhe vazhdojnë të bien reshjet e borës në të gjithë qarkun. Për gjatë natës dhe tani po vazhdon puna me borëpastruese për pastrimin e rrugëve.