E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, fshatrat mbeten pa drita që nga e hëna

Juglindja e vendit është zbardhur sërish nga reshjet e borës, duke rikthyer problemet në furnizimin me energji elektrike dhe vështirësimin e qarkullimit në disa akse rrugore. Sipas të dhënave nga Zyra e Emergjencave Civile trashësia më e madhe e borës është regjistruar në zonat e Vithkuqit dhe Dardhës me 20-25 cm. Nga ana e saj, Drejtoria e Rrugëve, që ka bërë edhe bilancin e situatës në akset nacionale, ka deklaruar se vështirësi për qarkullimin e mjeteve dhe transportin ka paraqitur aksi nacional Korçë-Kolonjë. Qafa e Qarrit ka qenë më problematikja në drejtim të lëvizjes së mjeteve, pasi trashësia e borës mbi asfalt ka shkuar në 23 cm. Ndërkohë pas furtunës së ditës së hënë, shumë nga fshatrat po vuajnë ende mungesën e energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të shtyllave dhe kabllove, të cilat janë në gjendje të amortizuar dhe në pjesën më të madhe të zonave rurale, janë ende shtylla prej druri.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›