Kalimash, banorët e zonës debat me deputetët e PS

Banorë të zonës së Kalimashit kanë hyrë në debat me deputetët e PS-së që kanë shkuar për inspektim në tunel. Disa prej tyre kanë tentuar të godasin deputetët socialistë.
Deputeti i PS-së, Qemal Minxhozi në një prononcim për "Ora News" tha se deputetët ndodhen në Kalimash për të marrë informacione për lidhur me shembjen e tunelit. Ai tha se ka pasur debat me një grup prej 5-6 personash.
Deputeti Gjokë Jaku tha se PS vendosi të shohë nga afër situatën. Ai pohoi se PS është aty të shohë se çfarë ndodh realish me tunelin. Sipas tij, informacioni është i rezervuar, çka bëhet shkak për dyshime.
13 deputetë të Partisë Socialiste ndodhen në tunel për inspektime. Ata gjenden 100 metra larg tunelit të Kalimashit pasi nuk u lejuan të hynjë në tunel për efekte sigurie. Deputetët e PS që ndodhen në Kalimash janë Ilir Beqja, Namik Dokle dhe Shegysh Ligori, Erjon Braçe, Asllan Dogjani, Besnik Bare, Eglantina Gjermeni, Gazmir Bizhga, Hazir Gashi, Qemal Minxhozi, Sadri Abazi, Gjovalin Kadeli, Edmond Prenga dhe Gjokë Jaku. Vendimi i tyre për të shkuar në Kalimash vjen pas shembjes së tunelit.
PS ka lëshuar akuza ndaj qeverisë për shembjen në tunel, në të cilin po kryhen punime prej një muaji.
Kryetari i PS-së Edi Rama ka kërkuar nga Prokuroria rihapjen e hetimeve për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës duke u nisur nga shembja në tunelin e Kalimashit. " Ai kërkoi heqjen e imunitetit për ministrin Lulëzim Basha, ndërkohë që kërkoi marrjen në pyetje kryeministrin Berisha dhe ministrin e Transporteve Sokol Olldashi.