E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, dënim të përjetshëm për vrasësin me snaiper

Autoritetet e pushtetit të shtetit të Virxhinias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan ekzekutimin e Xhon Alen Muhamed. Mohamed në vitin 2002 vrau 10 persona. Amerikani i konvertuar në islamik e kreu këtë vepër të shëmtuar me një armë të tipit snaiper. "I dënuari me emrin Xhon Alen Muhamed u ekzekutua me një injeksion vdekjeprurës dhe u shpall i vdekur në orën 09:11 ( ose 03:11 me orën tonë lokale)", deklaroi për median një zëdhënës i burgut ku u krye ekzekutimi.
Xhon Alen Muhamed, bashkë me Li Bojd në atë kohe 17 vjeçar, përgjate tri javëvë rrjesht terrorizuan rrugët e Uashingtonit duke dërguar edhe kërkesa dhe kërcenime drejt policisë si edhe duke vrarë 10 persona para se të ndaloheshin prej policisë federale të shtetit të Washingtonit .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›