E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalimera zoti Berisha!!Nga Brizida GjikondiPersonalisht s’di asnjë fjalë greqisht… edhe për këtë përshëndetje që të shkruajta, pyeta një fqinjën time… një nga mijërat e shqiptarëve ish- emigrantë, të kthyer nga kriza e vendit fqinj, që përplasi e rik

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kalimera zoti Berisha!!Nga Brizida Gjikondi

Personalisht s’di asnjë fjalë greqisht… edhe për këtë përshëndetje që të shkruajta, pyeta një fqinjën time… një nga mijërat e shqiptarëve ish- emigrantë, të kthyer nga kriza e vendit fqinj, që përplasi e riktheu ne ferrin mëmë shumë motra e vëllezër të mitë dhe shumë shtetarë-skllevër të tutë. Por ndoshta ti zoti Berisha s’ke si ta dish… s’ke si ta dish pasi koka jote është e mbushur me mijëra impenjime të tjera shumë më atdhetare se sa vuajtjet shpirtërore dhe fizike të shqiptarëve-shtetarëve të tu brenda dhe jashtë vendit. ǒka shkruaj nuk është cinizëm e nuk s’forcohem që të t’i them… siç kam dhe 100 e një gjëra të tjera për të t’i rreshtuar pa mu dridhur qerpiku. S’më dridhet qerpiku pavarësisht këshillave dashamirëse të shumë miqve të mi që më këshillojnë… lëre Berishën... mund të të prishë rehatin… kë rehat mendoj unë ndër vedi?!! ǒmund të bësh më keq e më zi se kaq zoti Berisha?!!… Na ka pllakosur e keqja si një jorgan i mbushur me gurë të zinj që të zë frymën e të pret fuqinë... Shqipëria lëngon zoti Berisha, lëngon nën thundrën tënde të kamufluar me mjeshtëri nga buja dhe zhurma mediatike e sahanlëpirësve të tu. Ke krijuar një Shqipëri të dytë virtuale që s’ka të bëjë fare me atë të vërtetën. E vërteta gremiset çdo ditë nën çadrat dhe qiellin e akullt të fshatrave të rrënuara nga tërmeti në Peshkopi, gremiset në varfërinë migjeniane që ka pushtuar çdo familje të ndershme shqiptare, gremiset e ulëret në mijëra krijesa engjëllore të ngujuara e që ti ju bën sehir, gremiset, ulëret e lebetitet përballë epshit të krijesave të tua për të zhvatur Shqipërinë, gremiset e lebetitet me pafytyrësinë tuaj zoti Berisha se si broçkullisni dhe mashtroni çdo ditë të Perëndisë intelektin e mbarë një kombi. Ti zoti Berisha mund të vjedhësh prona, të trafikosh qenie politike besëprera, tu japësh imunitet dhe strehë kriminelëve, të blesh tituj e çmime në SHBA, Kosovë, Japoni, por heshtjen dhe vetëdijen e popullit tënd s’e blen dot… Shqipëria lëngon, lëngon dhe përjeton ditët e saj më të zeza…. Je si sëmundje e butë zoti Berisha!! Shqipëria tashmë është një firmë piramidale, një shtet që s’prodhon asgjë, as materialisht, por as vlera dinjitoze. Shqipëria po përpëlitet në heshtje. A ke Zot ti zoti Berisha?!! Çfarë je?!! Je shtetar, je monark apo je çifligar?!! Trojet dhe territoret e kujt po dhuron ti?!! Me ç’të drejtë. ǒgjak rrjedh në venat e tua?!! Po për Çamërinë ç’mendon zotrote?!! Po për Shën Naumin, ç’mendon ti dhe gazetarucët e tu këshilltaro-intrigantë?!! ç’prioritet do i japësh thesarit tonë të përbashkët dhe stërvuajtur Shqipëri…?!! Do e shndërrojmë në një vend turistiko-arkeologjik, në ullishte apo depo baruti-energjie buzë Adriatikut?!! Çdo i bëjnë trashëgimtarët e tu ligjorë dhe shpirtërorë pronat publike të shqiptarëve, që grabisin në emër të babës? Ku do i çojnë? Pse i marrin? Pse të turpërojnë? Po ti di gjë o derë-bardhë?!! Shkruaj e më duket sikur s’të kam thënë asgjë, në fakt asgjë s’të kam thënë, ç’të të them, ti je Zeusi, ti ke kapur SHIK-un, ke kapur Prokurorinë, ke kapur Presidentin, ke kapur Gjykatat, ke kapur mediat, ke zaptuar dinjitetin, kujtesën dhe rebelimin tonë… Je mjeshtër në filozofinë ‘përça e sundo’. 25 vjet anëtar i PPSH kanë qenë metalurgjiku më i mirë për karakterin tënd. Po s’më thua ç’i ke bërë SHIK-ut që hesht prej vitesh, po Ina Ramës e Bamir Topit si ia gjete anën, po këtyre të medieve, apo të erdhën vetë të shkretët…?!! Ah mo shqiptar me emrin Sali, po pse mor burrë, pse, ti mund të ishe ndryshe, mund të ishe pak më i mirë, pak më i qetë, ku i ke shokët e kahershëm, po armiqtë ku i ke, po Nënë Terezën pse s’e lë të qetë të prehet?!! Po me Zogun ç’pate… apo të duhej për momentin sa të hutoje dynjanë. Më vjen keq veç për një gjë që zotrote s’e kuptove dot… Shqipërinë e gremise e fundose e as ti s’do e gëzosh dot. Një shtet i kapur me dinakëri, injorancë e me dhunë, përherë të kthehet përmbys. Nuk të vlerësoj, përkundrazi, por ta them në sy, unë jam një shtetare që fytyra jote e kuqe, zëri i paqetë dhe broçkullat që me kurajo shpërndan në eter më prishin ekuilibrat e shpirtit se Shqipëria lebetitet nën thundrën tënde antishtetare prej 17 vjetësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›