Milani mund Romën dhe i jep fund krizës
Kuqezinjtë e Milanit mundën 2-1 Romën në një ndehgsje shumë emocionuese. Skuadra e Ranierit kaloi e para në avantazh me anë të Menez që në minutën e tretë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të verdhekuqëve. Në fillim të pjesës së dytë ishte Milani ai që shënoi duke barazuar shifrat. Nesta fitoi një penallti në zonë, ndërsa Ronaldinjo më pas ekzekutoi saktë nga pika e 11-metërshit. Në minutën e 66-të ishte sulmuesi i Milanit, Aleksandre Pato që shënoi një gol spektakolar, duke përmbysur rezultatin e fiksuar në pjesën e parë. Në minutën e 81-të të ndeshjesh gjyqtari ndëhskoi me karton të kuq Ambrozinin.
Shnajder: Të fortë edhe pa Etonë e Militon
Uesli Shnajder po fillon të marrë në dorë lojën e zikaltërve edhe në sfidën e “Marasit” ishte padyshim një nga më të mirët. “Ishim të mrekullueshëm kundër Xhenoas. Rezultati i shkëlqyer erdhi vetëm si rrjedhojë e lojës sonë bindëse. Unë gjithashtu jam mjaft i kënaqur nga paraqitja personale, sepse për herë të parë mendoj se kam realizuar të gjitha detyrat e kërkuara nga trajneri. Por, tani duhet të vazhdojmë të mbetemi të përqendruar, sepse na pret një tjetër ndeshje e rëndësishme, madje vendimtare për të ardhmen tonë në Ligën e Kampioneve. Frikë nga mungesat e mundshme të Etosë dhe Militos? Jemi të fortë edhe pa Etonë, Militon e Motën, mirëpo me rikthimin e tyre do të jemi të pathyeshëm”.
Diego: Është
vetëm një moment
i vështirë
Braziliani Diego është shumë i zhgënjyer për barazimin e radhës të regjistruar nga Juventusi, që nuk fiton tashmë prej katër ndeshjesh. Gjithsesi, fantazisti i bardhezinjve siguron tifozerinë e tij. “Po kalojmë një moment të vështirë, por ju siguroj se të gjithë ne jemi shumë optimistë se këto ndeshje do të jenë shumë shpejt vetëm një kujtim i largët. Është shumë e vërtete që për një skuadër është fitorja, gjëja me e rëndësishme, e cila na mungoi kundër Fiorentinës. Por Juventusi është një klub madhështor dhe do ta tregojmë që nga ndeshja e radhës”.