E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalimi Shqipëri- Mal i Zi me kartë identiteti, hyn në fuqi marrëveshja

TIRANE – Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në datën 21.03. 2012, ka hyrë në fuqi dhe ka filluar nga zbatimi marrëveshja për kalimin e pikave kufitare me karta identiteti me Malin e Zi. Kjo marrëveshje, është nënshkruar në datën 14 dhjetor nga zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto me homologun tij malazez të, Milan Roćen.

Sipas MPJ-së, marrëveshjet parashikonin lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve, duke përdorur për këtë qëllim jo vetëm pasaportat, por edhe kartat e identitetit biometrike.

“Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, e cila gjatë presidencës së iniciativës rajonale MARRI, në vitin 2010, lancoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve anëtare, i quajtur ndryshe krijimi i një “Shengeni Ballkanik”, nxitur edhe nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës. Këto marrëveshje do të lehtësojnë dhe nxisin lëvizjen e njerëzve, duke forcuar lidhjet ndërmjet popujve dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre, duke krijuar një klimë të re rajonale, në funksion të integrimit të plotë në familjen evropiane.”- theksohet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›