E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcenimi me vetëvrasje, zbulohet mashtrimi i kompanisë ndaj grave

Tiranë- Shtatë gra tërhoqësn sot në mënyrë publike vëmendjen e medias dhe policisë duke kërcënuar me vetëvrasje. Ato u ngjitën në tarracën e një pallati në ndërtim pranë Unazës së Re në Tiranës, duke u bërë protagoniste e transmetimeve live në shumë media informative. Ashtu si edhe më parë në të tilla raste, ato e ndërmorën këtë veprim për të tërhequr vemendjen publike të shtetit për mosgjetjen e drejtësisë. Por çfarë i shtyu gratë të prodhonin një skenë të tillë? Avokati i familjeve të tyre, Përparim Rama,  thotë se ato janë mashtuar nga një kompani ndërtimi. Ato kanë prishur shtëpitë me marrëveshjen që do të merrnin pjesën e tyre në pallatin që do të ndërtohej, por kjo nuk ka ndodhur.

Pyetje – Avokat ne pamë sot shtatë gra që tentuan të vetëvriteshin në shenjë revolte ndaj padrejtësisë që po u bëhet, sipas tyre. Cila është historia e këtyre grave?

Përparim Rama – Të shtatë bashkëshortët e tyre më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë sjellë problemin që kanë. Ata kanë hapur një proces gjyqësor civil.

Pyetje- Çfarë objekti ka procesi?

Përparim Rama – Ata kërkojnë respektin të kontratës së shkëmbimit që kanë bërë me kompaninë ndërtuese, që do të thotë, ata kanë bërë një kontratë me firmën nënsipërmarrëse dhe firmën sipërmarrëse PELIVANI për të hequr dorë nga e drejta për legalizimin e banesave të tyre dhe dyqaneve në shkëmbim të apartamenteve që do të ndërtoheshin aty në truallin ku gjendeshin shtëpitë.

Pyetje – Ky pretendim a është i dokumentuar?

Përparim Rama – Të gjitha janë me dokumenta përkatëse, që nga aktmarrëveshja, kontrata e sipërmarrjes, dokumentat e legalizimit e të tjera.

Pyetje – Çfarë ndodhi më pas me këta banorë?

Përparim Rama – Në zbatim të kontratës, shtëpitë së bashku me dyqanet e tyre u prishën. Ata ikën të banojnë me qera në zbatim të kësaj kontrate derisa pallati të përfundonte së ndërtuari.

Pyetje – A i morën këto shtëpi këta banorë?

Përparim Rama – Sipërmarrësi ka prishur kontratën me nënsipërmarrësin dhë u thotë këtyre banorëve që nuk e njeh kontratën me ta. Megjithëse ai e ka firmosur dhe vulosur vetë këtë kontratë. Ai u thotë këtyre banorëve të mashtruar se do u jap vetëm 10 metra katrorë për frymë sic e parashikon ligji për të pastrehët. Në këto kushte këta banorë që janë klientët e mi kanë mbetur në mes të katër rrugëve sepse pala tjetër i ka mashtruar dhe nuk zbaton detyrimet kontraktore. Unë kam marrë kontakt edhe me kryetarin e komunës Besnik Fucia, i cili më ka konfirmuar qëndrimin e klientëve të mi. Madje zoti Fucia ka kërkuar të jetë vetë palë në proces  për të sjellë të gjithë dosjen përkatëse.

Pyetje – Ju thatë se i jeni drejtuar gjykatës dhe përfaqësoni shtatë klientët e mësipërm?

Përparim Rama – I jemi drejtuar gjykatës javën e kaluar dhe shumë shpejt kjo gjykatë duhet ta marrë në shqyrtim kërkesën tonë duke qenë se këmi kërkuar masë sigurie.

Pyetje – A keni kontaktuar me banorët? Përse donin ta bënin këtë veprim klientët e tu?

Përparim Rama Jo, ata smë kanë thënë gjë se përse apo që do të bënin diçka të tillë. Por ata kanë qenë dhe janë shumë të shqetësuar sepse humbën gjithçka pavarësisht se dokumentat janë të firmosura dhe të volosura dhe ata kanë të drejtë. Unë di që të shtata këto familje kanë bërë kallzim penal në Prokurorinë e Tiranës ku këmbëngulin se janë mashtruar. Nuk di gjë se çpo ndodh me hetimet. Sipas meje qartësisht e drejta është me këto familje dhe sipas meje, ata e kanë bërë këtë veprim sepse u ka vajtur thika në palcë, sepse prishën shtëpitë dhe kur ju premtuan shtëpi të tjera ata tani skanë asgjë.

K.Topalli /IDEA/

Shkrime të tjera me interes:

  1. Mashtrimi me TVSH, zbulohet shkalla e informalitetit Tiranë – Buxheti i qeverisë është duke paguar një kosto...
  2. Dhuna ndaj grave, protesta para kryeministrisë Tiranë – Organizata e Shoqërisë Civile ka protestuar sot para...
  3. Ligjbërje, Wollfarth: Nevojitet përfaqësim më i madh i grave Tiranë- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth është shprehur...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›