Ngjarja te “Unaza e Re”, policia:Banorët padi pronarit

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me ngjarjen tek “Unaza e Re” ku rreth 7 gra kanë hipur në taracën e një pallati ende të papërfunduar dhe kërcënojnë që do të hidhen disa shtetase.
Në një njoftimin e policisë theksohet se pas negociatave me shtatë shtetaset por edhe me të afërm të tyre që ndodhen poshtë pallatit, duke ju sugjeruar zgjidhjen e këtij problemi duke ju drejtuar organeve kompetente.
Kështu sipas policisë rreth orës 11.45 të afërmit e 7 grave ranë dakort për të bërë kallzim penal ndaj pronarit të pallatit në ndërtim.
Sipas policisë aktualisht, këto shtetas janë paraqitur pranë komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, ku po ju merren kallzimet përkatëse.
Policia thekson më tej se gjatë zhvillimit të këtij konflikti deri në zgjidhjen e tij, nuk pati asnjë të lënduar apo dëme materiale.
Ndërkohë shtatë gra qëndrojnë ende të hipur në taracën e një pallati në ndërtim dhe kërkojnë zgjidhjen e problemeve të pronësisë që kanë me pronarin e firmës ndërtuese.