E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roben, ëndrra e re e Realit

Reali i Madridit është duke trajtuar me Celsin një transferim të mundshëm të holandezit Arjen Roben. Konfirmimi vjen nga presidenti i klubit spanjoll, Ramon Kalderon. "Jemi duke folur me shoqërinë angleze dhe me lojtarin. Jemi në fazën fillestare të tratativave, por jemi të bindur se do të bëjmë dicka", - pohoi numri një i "Merenguesve". Në mbledhjen e fundit me drejtuesit, - tha Kalderon për Radio "Marca, - përcaktuam lojtarët që duam të sjellim te Reali. Të sjell Robenin ka qenë një nga impenimet e mia qysh kur hyra në garën për postin e presidentit. Reali provoi të sillte ndërkombëtarin holandez verën e kaluar, por drejtori ekzekutiv i Celsit, Piter Kenion, kërcënoi se do të ndërmerte veprime legale pranë FIFA-s kundër klubit spanjoll, që kishte kontaktuar në mënyrë ilegale me një lojtar në kontratë dhe jo me klubin. Në gjurmët e Roben nuk është vetëm Reali, por dhe Bajerni i Munihut. Sipas gazetës spanjolle "AS", 23-vjecari holandez Roben, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2008 dhe ka prishur marrëdhëniet prej kohësh me teknikun Mourinjo, do të ishte i lumtur të largohej nga Londra. Drejtuesit madrilenë kanë folur edhe me agjentin e lojtarit dhe babain e futbollistit, Hans, i cili pohoi se Arjen është i gatshëm, pasi djali i tij dëshiron të luajë për të mos humbur Kombëtaren "portokalli".
Trajneri i Holandës, Van Basten, ka lënë të nënkuptohet se për Europianin e ardhshëm do të marrë në konsideratë ata lojtarë që luajnë në mënyrë stabile me klubet e tyre. Kostoja e kartonit të Roben vërtitet rreth 18-20 milionë eurove, pak a shumë e njëjta shumë qw Abramovic kishte paguar te PSV Eindhboven në vitin 2004 për ta sjellë në Londër.

Kaka

Bosi i Realit të Madridit, Kalderon, nuk harron kurrë të lëshojë mesazhe dashurie për fantazistin e Milanit. "Për Kaka është pak të thuash. Është lojtari më i fortë në botë dhe e demonstroi këtë në ndeshjet më të rëndësishme, si në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve kundër Mancester Junaitid. Unë do ta merrja menjëherë, por është shumë e vështirë pasi Milani nuk e shet brazilianin këtë vit", - përfundoi Ramon Kalderon.

Adriano

Sipas të përditshmes spanjolle "Marca", drejtori sportiv i "Merengues", Pedrag Mijatovic, kishte kontaktuar para disa ditësh me prokuratorin e Adrianos, Gilmar Rinaldi. Agjenti i brazilianit i kishte kërkuar dy javë kohë drejtuesve mnadrilenë, pasi lojtari të jetë takuar më parë me presidentin e Interit, Masimo Morati, për të vendosur të ardhmen e tij. Adriano nuk shkëlqeu sezonin që u mbyll dhe nuk pëlqehet më nga Mancini

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›