E Diel, 1 Nëntor 2026

Kallëzimi penal i Prefektit, Kruja - Gjykata pezullon nga detyra Kryeinspektorin e Policisë Bashkiake, Tiranë

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra Kryeinspektorin e Policisë Bashkiake Tiranë, Zyhdi Dajti, pas kallëzimit penal të depozituar nga Prefekti i Qarkut Tiranës, Keltis Kruja me palë të paditur kryetari i Bashkisë Tiranë, Edi RamaZëdhënësja e Prefektit Esli Zala bëri me dije dje se trupa gjykuese mori në shqyrtim kërkesën për pezullimin nga detyra të Kryeinspektorit të policisë bashkiake dhe njëherazi vendosi të shqyrtojë çështjen në tërësi në një nga seancat në vijim. “Në seancën e gjykimit të çështjes me objekt: Pavlefshmëri e Aktit për emërimin e Kryeinspektorit të Policisë Bashkiake Tiranë, me palë Paditëse – Prefekti i Qarkut Tiranë dhe Palë e Paditur –Kryetari i Bashkisë Tiranë, u kërkua nga juristët e Prefekturës Tiranë pezullimi nga detyra i Kryeinspektorit të Policisë Bashkiake Tiranë deri në përfundimin e gjykimit. Kërkesa u pranua nga trupi gjykues i cili vendosi ta shqyrtojë këtë kërkesë në seancat në vijim”, u shpreh zëdhënësja e Prefektit.Prefekti Kruja e konsideron antiligjore emërimin e Zyhdi Dajtit në krye të inspektoratit të Policisë Bashkiake, pasi konstatimeve se procedurat që ishin ndjekur për zgjedhjen e tij nga ana e Bashkisë së Tiranës ishin në kundërshti me ligjin. Prefektura ka argumentuar kërkesën e saj se pas dy vendimeve të marra nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për lirimin nga detyra të Ndrec Dedajt dhe emërimin në detyrë të Zyhdi Dajtit, nga ana e Institucionit të Prefektit janë vënë re shkelje procedurale. Menjëherë pas konstatimeve të shkeljeve prefekti ka formuluar padinë të cilës e dorëzoi fillimisht në Prokurorinë e Tiranës....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›