Libri me piktura i Edi Ramës promovohet në njërën nga qendrat më të frekuentuara nga homoseksualët në Nju Jork
Një nga të përditshmet e qytetit të Nju Jorkut, “Gay City News”, organi kryesor mediatik, më i njohur për grupin e homoseksualëve ne New York, shkruan se në njërën prej lagjeve më të mëdha dhe me të vjetra ku jeton ky komunitet, Lower East Side, në dhomën, “E-flux reading rom” në Manhattan, u prezantua libri me vizatime, i kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama, por i përgatitur për botim nga miku i tij personal Anri Sala, dhe i hedhur në qarkullim ne fillim te vitit 2009. Në këtë promovim sipas “Gay City News” thuhet se kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Dhoma e Përfaqësuesve të LGBT-së, një shoqatë, kjo më e madhja në botë, me bazë në Nju-Jork, që merret me mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT (lezbike, gay, biseksualë e trans-seksualë). Zona ku është zhvilluar promovimi i librit njihet këtu në Nju-Jork, si nje nder zonat më të "nxehta" të këtij komuniteti. Paraqitja e librit, në pjesën e poshtme lindore të qytetit, dhomën “E-flux reading rom” në Manhattan, është shoqëruar nga një bisedë me Anri Salën - artist shqiptar që jeton në Berlin, por që i paraqet krijimet e tij ndër udhëtime në shumë vende të botës. Gjate ketij promovimi është shfaqur edhe videoja e Anri Salës, me titull: "Dammi i Colori", 2003, një refleksion për projektin e fasadave të ndertesave ne Tirane....