Kalojnë Federer e Nadal, eliminohet Ivanoviç
Edhe Endi Mërrej është kualifikuar për në turin tjetër. Në turneun femëror, asnjë problem për Kjasters dhe Sharapova
Rafael Nadal është kualifikuar me vështirësi në raundin e dytë të turneut “Roland Garros” pasi ka mundur në nje ndëshje maratonë që zgjati pesë sete amerikanin Xhon Isner. Numri një i botës në tenisin për meshkuj triumfoi në 3-2 me sete, duke vijuar rrugën drejt objektivit për të fituar turneun prestigjoz Grand Slam që po zhvillohet në Paris. Nadal fitoi setin e parë, por më pas u ndesh me lojën e saktë të Isner, i cili përmbysi gjithçka duke marrë setin e dytë dhe të tretë. Gjithsesi spanjolli do të kthehej në lojën e tij më të mirë, duke shuar përfundimisht ëndrrën e rivalit të tij. Vazhdon rrugën edhe Endi Mërrej, i cili ka mundur 3-0 me stete tensitin vendas Erik Prodon. Edhe Roxher Federer ka arritur të kalojë më tej. Ish-numri një i botës ka mposhtur francezin Tekseira në tre sete, 6-3, 6-0, 6-2. Surpriza e parë e “Roland Garros” vjen në turneun për femra, ku ish-kampionia Ana Ivanoviç është eliminuar që në raundin e parë. Tenistja serbe u dorëzua 2-1 me sete ndaj suedezes Johana Larson, e cila ka arritur një sukses historik në karrierën e saj. Ndërkohë, vazhdojnë turneun Kim Klajsters dhe Maria Sharapova. Tenistja belge mundi me 2-0 me setet kundërshtaren e saj bjelloruse Anastasija Jakimova, duke treguar një formë të mirë pas mungesës relativisht të gjatë si pasojë e dëmtimeve të njëpasnjëshme. Ndërkohë, Maria Sharapova, e cila vetëm dy javë më parë fitoi turneun e Romës u kualfikua me lehtësi pasi mundi kroaten Mirjana Luçiç (6-3, 6-0).