E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maikon dhe Shnejder drejt largimit

Maikon dhe Shnajder mund të mos jenë më pjesë e Interit në sezonin e ardhshëm nëse vjen një ofertë e mirë për ta. Mbrojtësi ndodhet në Brazil për lindjen e vajzës së tij dhe ka mundësi që mos të kthehet më në Milano edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2014. Arsyeja është sezoni i dobët që ka kaluar dhe raportet jo të mira me trajnerin Leonardo. Një ofertë prej 20 milionësh do të bindte drejtuesit e Interit ta shisnin. Edhe organizatori holandez nuk është më “i paprekshëm” nëse vjen një ofertë e majme. Shnajder pëlqehet shumë nga Sër Aleks Ferguson, trajneri i Mançester Junajtid. Pengesa e vetme për ekipin anglez është rroga e lartë e holandezit: 6 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›