Topalli Levizja pa viza dimension fondamental i lirise

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli diten e djeshme ne mbledhjen e Parlamentit ka falenderuar Parlamentin Europian dhe te gjitha institucionet per vendimin e jashtezakonshem vendimin e heqjes se vizave. Nuk ka vendim me te rendesishem se sa heqja e vizave. Nuk ka enderr me te bukur per shqiptaret se sa te levizin te lire pertej kufijve te vendit tone pa u poshteruar pas ambasadave dhe pa u dridhur nga mungesa e mundesise per te shkruar e per te takuar familjaret e tyre keshtu eshte shprehur kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ne lidhje me vendimin historik te liberalizimit te vizave per shqiptaret. Kryeparlamentarja e ka cilesuar kete levizjen e lire si nje ceshtje qe u perket te drejtave te njeriut. Levizja pa viza eshte dimension fondamental i lirise. Nuk je i lire nese nuk ke mundesi te shkosh e te shikosh vende te tjera ka thene Topalli. Gjithashtu kryetarja e kuvendit ka theksuar se te rinjte duhet te integrohen realisht fizikisht duke prekur vete realitetin e Europes te Brukselit dhe te vendeve anetare te Bashkimit Europian sepse kjo eshte e vetmja menyre per ti prekur vete realitetin e Europes. Jozefina Topalli ka falenderuar te gjithe ata deputete te cilet gjate nje viti e gjysme me perkushtim kane punuar ne komisionet parlamentare kane diskutuar kane thirrur grupe interesi kane respektuar ligjin dhe kushtetuten dhe kane miratuar e votuar cdo ligj. Kryeparlamentarja Topalli i ka bere apel deputeteve te cilet nuk iu bashkuan procesit te heqjes se vizave duke i konsideruar ata te humbur. Keni humbur nje shans qe ne fakt e kishit. Nuk eshte gje e vogel te jesh perfaqesues ne Parlament te jesh nje nder 140 deputetet e Kuvendit te Shqiperise me nje mandat ka thene kryetarja e kuvendit Topalli. Kryeparlamentarja gjithashtu ka akuzuar opoziten per mos votimin e pese ligjeve themelore te heqjes se vizave.
...