E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa 6 mujore e opozites ne Kuvend solli bllokimin e disa ligjeve

19-11-2010 / Gazeta 55

Kryeparlamentarja Topalli flet per raportin e Komisionit Europian

Jozefina Topalli kryetarja e kuvendit i eshte referuar gjate diskutimeve ne Kuvend raportit te Komisionit Evropian dhe ceshtjes se statusit kandidat te Shqiperise.
Topalli ka theksuar se pjesa themelore fondamentale arsyeja qenesore per te cilen raporti i komisionit evropian thekson mosfunksionimin normal te Parlamentit eshte pikerisht se opozita ka bojkotuar per gjashte muaj Parlamentin.
Ceshtja themelore per te cilen atakohet Parlamenti eshte sepse ju keni bojkotuar edhe votimin. Eumlshte obstruksionizmi qe keni perdorur ju gjate kesaj periudhe ka thene kryetarja e kuvendit Topalli.
Gjithashtu kryeparlamentarja Topalli u ka vene ne dukje opozites se duhet te votojne pese ligje te cilat opozitaret i kane refuzuar duke zgjedhur rrugen e bojkotit.
Reforma zgjedhore heqja e imuniteteve te deputeteve ligji per gjykaten administrative si dhe ligji per administraten civile jane pese ligjet kryesore per te cilat opozita duhet te bashkepunoje me mazhorancen dhe te jete pjese e tyre duke i votuar dhe duke dhene kontributin e saj ne interes te vendit. Topalli eshte ndalur vecanerisht ne gjykaten kushtetuese per te cilen u ka bete apel opozites se kane nje vit e gjysme qe nuk pranojne te votojne kane nje vit e gjysme qe pranojne urdhrin e Kryetarit te tyre Edvin Rames per te mos zbatuar vendimin e Gjykates Kushtetuese. Topalli eshte shprehur edhe per heqjen e vizave duke thene se liberalizimi i tyre erdhi si rezultat i punes se qeverise dhe i reformave qe votuan deputetet.
Ndersa persa i perket statusit kandidat per ne BE te Shqiperise i cili nuk u miratua nga Komisioni Evropian per shkak te ngercit politik ne Shqiperi Topalli u shpreh keshtu Nese nuk erdhi statusi kjo erdhi per shkakun tuaj sepse duheshin ligje qe kerkonin 3/5 e votave. Pra per shkak te opozites te cilet bojkotuan parlamentin per gjashte. Mosbashkimi i votave tuaja me shumicen e deputeteve beri te mundur qe te mos ishim se bashku me Malin e Zi tha kryeparlamentarja Topalli.
Gjithashtu Topalli u ka rikujtuar socialisteve pjesen me te rendesishme te thene nga Komisioneri i cili u rekomandoi institucioneve europiane hapjen e negociatave per Malin e zi dhe per Shqiperine. Ajo u rikujtoi opozitareve te votojne kater ligjet e permendura te cilat kerkojne 3/5 votave ligji per reformen zgjedhore ligji per heqjen e imuniteteve ligji per gjykaten Administrative si dhe ligji per Gjykaten civile te cilat jane bojkotuar nga kryetari i opozites Rama se bashku me deputetet e grupit te tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›