E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalon në parlament ligji për makinat e deputetëve

Komisioni i Ligjeve vendosi vetëm me votat e maxhorancës të ndezë dritën jeshile për të votbesuar në parlament projektligjin e hartuar nga Ministria e Financave në lidhje me reduktimin e shpenzimeve publike për automjetet e funksionarëve të lartë të shtetit. Sipas përfaqësuesve të dikasterit të drejtuar nga minsitri Bode nëpërmjet kësaj iniciative ligjore synohet që të reduktohet ndjeshëm numri i automjeteve të vëna në dispozicion për kategori të caktuara duke e ulur nga 3000 në 30 numrin e tyre. Në bazë të përllogaritjeve të bëra nga kjo ministri shpenzimet për vitin 2008 ishin rreth 3.2 miliardë lekë. Efekti financiar i trajtimeve që do të përfitojnë kategori të caktuara ulet ndjeshëm në 206. 400. 000 lekë në vit. Në kategoritë që do të gëzojnë të drejtën e pajisjes me automjet janë Presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeminsitri, zëvendëskryeminsitri, të cilët njëkohesisht gëzojnë të drejtën e përdorimit të automjeteve edhe për qëllime që nuk lidhen me funksionin e tyre drejtues. Pjesa tjetër e punonjësve të administratës me funksione të rëndësishme është, përfshi këtu dhe deputetët janë parashikuar që të kompensohen me një trajtim financiar mujor për shërbimin e transportit, e përcaktuar kjo në bazë të pagës së tyre mujore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›