E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Spitali i ri gati në mars të 2010

Spitali i ri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të jetë gati për të pritur pacientët në muajin mars të vitit 2010. Gjatë një inspektimi mbi ecurinë e punimve ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u shpreh se kjo qendër me standarte europiane do t’u japë zgjidhje problemeve të urgjencave.
Por spitali i ri nuk do të jetë me dyer të hapura për ata që anashkalojnë sistemin e referimit, i cili do të fillojë të zbatohet brenda këtij muaji. Në spitalin e ri do të kryehen ekzaminimet e imazherisë dhe diagnostikimit, shërbimi i urgjencës, kirurgjia e përgjithshme, reanimacioni, laboratorët kimikë, departamenti i hematologjisë, si dhe 7 salla oepracioni dhe laboratori histologjik. Gjithsej spitali i ri do të ketë 115 shtetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›