E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalonte para kontrabandë, arrestohet në Rinas 26-vjeçari

Një 26-vjeçar u arrestua ditën e sotme nga Policia Kufitare e Migracionit në Rinas, pasi u gjet me një sasi të madhe parash në valutë. Sipas informacioneve është arrestuar Erjon Bojaxhi nga Tirana i cili dyshohet se i kalonte këto para kontrabandë duke përfituar shuma parash nga biznesmenë të interesuar për të kaluar shuma të palejuara jashtë vendit.
Mësohet se Bojaxhiut iu kapën gjatë momenteve të transportimit shuma prej 200 mijë euro, 101 mijë korona norvegjeze si dhe 20 mijë dollarë amerikanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›