E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zagreb: Regjistrohet viktima e 5-të nga A/H1N1

ZAGREB- Virusi i gripit të derrave ka shënuar viktimën e 5-të në Kroaci. Rasti i fundit është një 35 vjecar i cili vuante nga sëmundje të mushkërive.
Autoritetet shëndetësore në Zagreb bëjnë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shtruar në spitalet e vendit 21 persona të infektuar nga virusi A /H1N1.

Deri më tani në Kroaci janë evidentuar rreth 600 raste me virusin e gripit të derrave, ndërsa sot u regjistrua viktima e pestë.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›