E Diel, 1 Nëntor 2026

Rituali i jetes muzikali i Sukniqit me 10 Qershor

Jeta dhe momentet e saj më të rëndësishme do të shpalosen në një muzikal në skenën e Teatrit të Operas më datë 10 qershor.

Për herë të parë një shfaqje me koreografi moderne nga Arjan Sukniqi, bashkon në skenë balerinët e baletit klasik dhe artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Muzikali “Rituali i jetës” do të vijë si një risi duke ndërthurur historinë, traditën dhe modernen.

“Koncept kontemporan ekstrem në këtë rast, por është komplet shqiptare. Në çdo cep, lëvizje, koncept, kjo shfaqje është totalisht shqiptare”-thotë Sukniqi.

“Është fjala për një muzikal, një formë shumë e afërt me burimin jetësor të krijimtarisë popullore”-thotë Zhani Ciko, drejtor i TKOB.

Sfida më madhe e kësaj shfaqje duket se ka qënë muzika. Kompozitorit Klodian Qafoku i është dashur të rrëmojë në arkivin etnografik për të krijuar këtë muzikal.

“Në shtratin e një krijimi profesionial sillet burimi muzikor, folklorik. Të dëgjojmë këngët e vajit, vallet mortore, këngët e dasmës, melodi të bukura të zonës së Burrrelit”-thotë ai.

“Rituali i jetës” në këtë muzikal do të vijë i përmbysur, duke nisur me vdekjen, më pas dasmën e për t’u mbyllur, me një fund të lumtur siç është lindja duke u shoqëruar nga plot elemente surprizë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›