Kamberi nënshkruan me FC Espoo
Skuadrës nga liga e dytë finlandeze (Ykkonen) FC Espoo i është bashkuar edhe një futbollit me prejardhje kosovare. Bëhet fjalë për të riun Shpëtim Kamberi, i cili karrierën si futbollist e ka filluar tek akademia e skuadrës së Honkës.
18-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e klubit tjetër finlandez, FC Hameenlinna, ku tregoi paraqitje të mira. Kosovari me pasaportë finlandeze te klubi i ri synon të zhvillohet edhe më tej si futbollist.
“Ne FC Espoo ndihem i sigurt edhe është opsion i mirë për të luajtur këtu. Besoj që e kam shansin për t’u zhvilluar në skuadrën e Espoos”, ka thënë Kamberi për uebfaqen zyrtare të klubit (www.fcespoo.fi).
Te FC Espoo aktualisht luajnë edhe dy futbollistë me prejardhje nga Kosova, Valdrin Seferi dhe Faton Seferi. Ndërsa sezonin e kaluar golashënuesi më i mirë i ekipit ishte Fidan Seferi, i cili u transferua te klubi nga elita e futbollit finlandez, Mypa.