Milan mund t’i fitojë të gjitha

Përforcimi i ri i Milanit, Antonio Cassano synon sukses të trefishtë këtë sezon me liderin nga Serie A dhe beson se ata mund të përsërisin atë që kishte bërë rivali i qytetit, Inter gjatë edicionit të kaluar.
Cassano iu bashkua Rossonerëvë në janar pas mosmarrëveshjeve me Sampdorian, por ende nuk ka shënuar gol për klubin e tij të ri.
Megjithatë, ai beson se mund t’i ndihmojë ekipit në rrugë drejt suksesit. “Milan mund t’i fitojë të gjitha. Scudetto, Coppa Italia e madje edhe Ligën e Kampionëve”, tha Cassano për La Gazzetta dello Sport. “Plus, kemi Zlatan Ibrahimoviçin, i cili është një armë shtesë”, shtoi ai.
Cassano po ashtu bëri të qartë se Milanit nuk i nevojitet sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, i cili spekulohet me transferim në San Siro. “A do të vijë Balotelli në korrik? Jo. Mes dy-tre viteve. Mario është një futbollist i mirë, por ai nuk duhet t’i bëjë gabimet e njëjta”, theksoi Cassano.
Cesare Prandelli mund të ftojë Cassanon në ekip për miqësoren kundër Gjermanisë të dielën dhe sulmuesi është i gatshëm të shfrytëzojë rastin e tij. “Nuk do të jetë lehtë përballë ekipeve si Spanja dhe Gjermania, pasi ata kanë kualitetet, ndërsa ne duhet të përdorim të gjitha armët e zakonshme të futbollit italian”, përfundoi ai.