Kambistët e vrarë, historitë e grabitjeve dhe ekzekutimeve
Viti 1996
Pirro Loli me profesion kambist është vrarë dhe më pas i janë grabitur paratë që posedonte. Sipas policisë Loli konsiderohet si kambisti i parë i vrarë.
30 dhjetor 1997
Kambisiti Ylli Miftari është cilësuar nga organi i akuzës si i vrarë me pagesë. Për këtë ngjarje, organi i akuzës akuzoi Ardian Ramën.
4 mars 2002
Xhevahir Malaj, kambisti merret peng në afërsi të qendrës së Tiranës dhe gjendet i ekzekutuar në tunelet e tankeve në Tufinë. Arsyeja e vrasjes grabitja e parave, autorët ende nuk dihen.
18 tetor 2004
Ekzekutohet në afërsi të lulishtes së qytetit të Korçës kambisti Bardhyl Keno. Policia heton motivin e vrasjes, pasi ai i grabitjes bie poshtë sepse kambistit nuk i janë vjedhur paratë që posedonte.
13 dhjetor 2005
Kambisiti nga Vlora Agim Gjikondi merret peng nga kushëriri i tij, dërgohet në një tunnel ku edhe ekzekutohet. Pas një pune të policisë identifikohet autori që dyshohet se është Sokol Ramadani.
Viti 2005
Dy klientë e kishin telefonuar për të shkëmbyër para por kambisit 48-vjeçar nga Saranda ka rënë preh e kurthit të tyre. Ata pas i kanë marrë paratë e kanë qëlluar për vdekje Agim Sulajn.
5 tetor 2008
Kambisti Beqir Basha gjendet i vdekur në një banesë në qytetin e Pogradecit dhe Bashkim Muçka u plagos rëndë. Burime në grupin hetimor bëjnë të ditur se kambistit i janë vjedhur 50 mijë euro dhe dyshohet se autori është me probleme mendore.
10 maj 2009
Kambisti 45-vjeçar, Agush Hyzoti nga Durrësit është grabitur dhe qëlluar me armë zjarri ku ka gjetur vdekjen. Policia bënë të mundur identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.
21 qershor 2009
Grabitet në prag të derës së shtëpisë kambisti nga Tirana, Astrit Cubaj. Sipas policisë kambistit i janë grabitur 8 mijë euro, ndërkohë po punohet për arrrestimin e autorve duke vënë edhe 20 mijë euro shpërblim.
Kambistet e vrarë
Janë gjithmonë në qendër të vëmendejs së garbitësve. Puna që ata kryejnë duke ekspozuar paratë i bënë të jenë edhe viktimat më të shpeshta të shënuara në librin e policisë. Astrit Cubaj është kambisti i fundit i cili është qëlluar për vdekje nga dy persona ende të pa identifikuar. I kanë grabitur 8 mijë eurot që posedonte dhe më pas janë larguar.
Por vrasja e parë e shkëmbyesve të parave daton në vitin 1996. Qëllohet për vdekje kambisti Pirro Loli dhe autorët mbeten ende të pa identifikuar.
Ndërkohë një vit më vonë një tjetër koleg i tij grabitet dhe masakrohet. Ylli Miftari kambisiti nga Tirana është vrarë nga persona që sipas policisë dyshohen se janë vrasës me pagesë. Por seria e vrasjeve të kambistëve vazhdon me Xhevahir Malaj, Bardhyl Kenon, Agim Gjikondin, Agim Sulajn, Beqri Bashën, Agush Hyzotin e deri te ajo e ditës së diel e Agim Cubajt. Listës së kambistëve u shtohen edhe ata që janë grabitur por fatmirësisht nuk kanë pasur një fund tragjik. Veç marrjes së parave dhe plagosjes gjithçka për ta ka përfunduar me kaq.