"Ora e Debatit", ish presidenti Alfred Moisiu përballë gazetarëve

Emisioni "Ora e Debatit" nga gazetari Alfred Peza vijon ciklin për zgjedhjet e 28 qershorit. I ftuar në studio sonte në orën 21:00 të mbrëmjes është ish presidenti Alfred Moisiu i cili do të përballet me kryeredaktorin e televizionit "Alsat" Pandi Gjata dhe Drejtorin e informacionit në televizionin "Ora News" Roland Qafoku. Ish presidenti i vendit Alfred Moisiu përballë gazetarëve do të diskutojë për raportin e "Koalicionit për Parlament të Pastër", për paditë penale ndaj tij, për fushatën elektorale dhe incidentet gjatë fushatës, për platformat e partive politike dhe standartet e zgjedhjeve, për programet e partive politike, për rolin e mediave gjatë fushatës dhe cili është mesazhi i ish presidentit Moisiu për 28 qershorin. Emisionin "Ora e Debatit" do të transmetohet drejtpërsëdrejti në orën 21:00 të mbrëmjes në televizionin "Ora News" ku teleshikuesit mund të dërgojnë sms me pyetje për të ftuarin.