Kamenicë, era e fuqishme dëmtoi 80 pullaze

Erërat e fuqishme të natës së kaluar (e enjte) kanë dëmtuar disa pullaze të shtëpive në Kamenicë dhe fshatra të saj. Ruzhdi Qehaja, drejtor për mbrojtje dhe shpëtim në këtë komunë, deklaroi për rajonipress se si pasojë e erërave të fuqishme janë dëmtuar mbi 80 shtëpi në komunën e Kamenicës. Gjendja më e rëndë paraqitet në Muqivërcë dhe Busavatë.
Qehaja tha se një stallë e lopëve është dëmtuar plotësisht në Muqivërcë, kurse një shtëpi është e dëmtuar rëndë në fshatin Busavatë. “Ekipet tona janë në terren dhe po vazhdojnë me evidentimin e dëmeve. Realisht, vërshime s`ka pasur, por erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme në këtë komunë, e cila pritet të kërkojë ndihmë edhe nga niveli republikan”, tha Qehaja./Indeksonline/