Nesër, protestë kundër korrupsionit në Gjilan

Të shtunën, më 16 mars, në orën 12 e 30 minuta, Qendra në Gjilan e Vetëvendosjes organizon një protestë kundër nepotizmit dhe korrupsionit në komunën e Gjilanit.
Në një konferencë për media, aktivistët e kësaj Qendre, Arianit Sadiku dhe Nevzad Isufi i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit që janë të vendosur për ta ndryshuar këtë gjendje, që t’i bashkohen kësaj proteste.
Po ashtu ata prezantuan dhe arsyet e protestës që lidhen me: gjendjen e përkeqësuar sociale dhe ekonomike, papunësinë, shkaqet themelore të së secilës burojnë nga korrupsioni në rritje, qeverisjen abuzive nga kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, i cili me praktikat e tij nepotiste e ka ngulfatur plotësisht funksionimin e institucioneve dhe shërbimin e tyre në të mirë të qytetarëve.
Protesta do të mbahet pranë drejtorisë për buxhet dhe financa (përballë hotelit Kristal)./Indeksonline/