E Shtunë, 31 Tetor 2026

Organizata humanitare kërkon lirimin e çekeve të rrëmbyera

Shefja e një organizate humanitare në Çeki, Lenka Ficova, me lot në sy ka kërkuar lirimin e punëtores së saj, e cila është rrëmbyer në Pakistan.

Hana Humpalova, 24 vjeçare, është rrëmbyer së bashku me shoqen e saj Antonie Chrastecka, ditën e mërkurë, derisa ato po udhëtonin me një autobus në provincën Baloçistan në Pakistan.

Në këtë organizatë humanitare, të cilën e kryeson Lenka Ficova, Hana Humpalova ka punuar me të rriturit me të meta mendore.

Ficova u ka bërë thirrje rrëmbyesve “si myslimanë”, qëatë dhe shoqen e saj t'i kthejnë të padëmtuara.

Në Baloçistan ka ndodhur një numër i rrëmbimeve, për të cilat fajësohen militantët islamistë, grupet separatiste dhe kriminelët./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›