E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njëmbëdhjetë nxënës të helmuar

Dymbëdhjetë nxënës janë helmuar në gjimnazin e Skenderajt.

“Gjendja e tyre është përgjithësisht e mirë por ata deri në orët e pasdites kanë qenë të shtruar në spital”, ka thënë kryetari i nxënësve të kësaj shkolle Lion Gashi për Indeksonline.

Sipas tij, dyshohet se njëri prej nxënësve ka gjuajtur sprej.

Ai ka njoftuar se nxënësit e helmuar i ka vizituar edhe drejtoria e Shëndetësisë pranë Komunës së Skenderajt.
Ndërkaq, zyrtari për informim në Policinë e Kosovës Besim Hoti nuk i është përgjigjur interesimit të mediumit lidhur me këtë çështje./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›